8 Marsi me Poezi në Fakultetin e Filologjisë

6 Mars, 2025 - 5:00 pm

Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Fakultetin e Filologjisë u organizua veprimtaria poetike “8 Marsi me poezi”, e cila bashkoi studente dhe mësimdhënës/e në një atmosferë të mbushur me art dhe reflektim.

Gjatë aktivitetit, u lexuan poezi në gjuhën shqipe, angleze, frënge, gjermane, italiane, perse dhe turke – të interpretuara nga studentet si në gjuhën origjinale, ashtu edhe në përkthim shqip. Poezitë trajtuan tema si fuqizimi, barazia dhe sfidat me të cilat përballen gratë në mbarë botën, duke sjellë gjithashtu një festim të arritjeve dhe kontributeve të tyre në shoqëri.

Veprimtaria u hap nga prof. Nerime Kamberi dhe prof. Blertë Ismajli, të cilat shprehën mirënjohje për përkrahjen e Dekanatit dhe për angazhimin e kolegëve nga të gjitha departamentet që iu bashkuan këtij organizimi.

Ndër poetet e përzgjedhura për këtë aktivitet ishin: Mimoza Ahmeti, Eli Krasniqi, Alda Merini, Ingeborg Bachmann, Maya Angelou, Esther Granek, Lale Müdür dhe Forugh Ferruhzad./ KultPlus.com

Të ngjajshme