8 vjeçarët pyeten nga shkolla për pasojat e luftës

4 Dhjetor, 2018 - 2:30 pm

Problemet të cilat kanë tekstet shkollore vazhdojnë që të jenë pikë kyçe e shoqërisë. Këto tekste kanë nevojë për përmirësime mirëpo një gjë e tillë nuk është duke ndodhur. Përmbajtja e tyre ka frustuar shumë njerëz në shoqëri të cilët vazhdojnë që të ndajnë me të tjerët shqetësimet për përmbajtjen e materialeve edukuese.

Së fundi përmes një postimi në Facebook është kritikuar fakti se nxënësit e klasës së 3-të duhet tu përgjigjen pyetjeve të cilat kanë të bëjmë më pasojat e luftës në Kosovë. Madje nga një 8 vjeçar/e kërkohet që të përshkruajë nëse dikush i njohur ka pësuar ndonjë fatkeqësi nga minat.

Deri tani nuk janë të pakta reagimet të cilat janë bërë në lidhje me tekstet shkollore mirëpo nuk ka pasur ndonjë reagim nga institucionet përkatëse.

Tekstet shkollore për fëmijët, me përmbajtje erotike dhe diskriminuese


Po ashtu në libra të ndryshëm si libri i Psikologjisë për klasën e 11-të, në mësimin për dallime gjinore dhe sjellje emocionale thuhet se: Femrat janë më anksioze, të depresuara, kanë vetëbesim paksa më të ulët dhe përfshihen në agresivitet verbal indirekt, (p.sh shpërndarje thashethemesh të paqena). Ndërsa, për meshkujt në këtë tekst thuhet se: Meshkujt e rëndomtë përfshihen në më shumë agresivitet fizik dhe sjellje të rrezikshme dhe në këtë mënyrë bëjnë më shumë krime./ KultPlus.com

Tekstet shkollore, përplot informata fyese e të pavërteta


Të ngjajshme