17 Dhjetor, 2018 - 1:00 pm
Pasi rriti pesë fëmijë dhe u pensionua në moshën 77-vjeçare nga puna e saj si sekretare, Fein 84-vjeçare nuk donte të pushonte. Të kryente studimet e larta Fein e kishte pasur ndërmend para gjashtë dekadave, por martesa, krijimi i familjes dhe puna si sekretare ia pamundësuan një gjë të tillë. Ajo tha se kënaqej duke lexuar dhe shkruar letra.
“Në secilën ligjeratë kisha njohuri të përgjithshme, por edhe mësova shumëçka. Kjo më bëri të lumtur”, tha ajo.
Fein, tani 84-vjeçare, kreu shkollën për të përmbushur ëndrrën e saj kur diplomoi në Universitetin e Teksasit në Dallas në degën e Sociologjisë, me një titull bachelor. Fayn ka përdorur programin shtetëror në Teksas përmes të cilit studiojnë falas njerëzit që kanë kaluar moshën 65 vjeçare. Njerëzit e kësaj moshe e përbëjnë më pak se një përqind të studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave të Edukimit.
“Ajo nuk hoqi dorë në përballje me sfidat… ajo vazhdoi më tej”, tha kolegia e Fein, Sheila Rollerson.
Carol Cirulli Lanham, profesori i sociologjisë, tha se pjesëmarrja dhe interaktiviteti i saj e bënin ligjeratën edhe më interesante, “sepse asaj i kujtoheshin disa gjëra për të cilat ne kemi folur”. Fein, e cila u rrit në Bronx të New Yorkut, tha se në shkollë të mesme ajo vetëm dëshironte të diplomojë dhe të gjejë një punë. Pasi diplomoi në moshën 16-vjeçare, ajo filloi punën si sekretare në një fabrikë fustanash.
Ajo u martua, kaloi 18 vjet duke qëndruar në shtëpi me fëmijët e saj dhe punoi profesione të ndryshme, përfshirë edhe një periudhë 20-vjeçare si seretare në një spital ortopedik në Dallas, punë nga e cila u pensionua në vitin 2012. Renee Brown, një infermiere e certifikuar e cila është një nga kujdestaret e Fein, tha se Fein e ka inspiruar atë./KultPlus.com