19 Tetor, 2022 - 6:48 pm
Autori britanik David Cornwell, i njohur më mirë me pseudonimin e tij ”John le Carré”, vdiq në moshën 89 vjeç më 12 dhjetor të vitit 2020.
Shkrimtari u bë shumë i popullarizuar për romanet e tij thriller, të cilat prekën përvojat e tij reale të jetës si agjent gjatë Luftës së Ftohtë dhe romani i tij i tretë “Spiuni që hyri nga të ftohtit” e bëri atë një bestseller në të gjithë botën.
Agjenti i tij, Jonny Geller e përshkroi atë si “një gjigant të padiskutueshëm të letërsisë angleze. Ai përcaktoi epokën e Luftës së Ftohtë dhe pa frikë i foli të vërtetës pushtetit në dekadat në vijim”.
Geller tha se ai është “një mentor, një frymëzim dhe, mbi të gjitha, një mik.”
Cornwell vdiq pas një periudhe të shkurtër pneumonie. / KultPlus.com