14 Tetor, 2023 - 12:31 pm
Në 92 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agollit, bashkia e Devollit ka organizuar një aktivitet në Menkulas, në fshatin ku shkrimtari lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij.
Në këtë aktivitet u demonstrua etnofolku i zonës nëpërmjet kërcimeve, këngeve dhe veshjeve të krahinës së Devollit, ndërsa vargjet dhe poezitë e Dritëroit të kthyera në në këngë, sollën një atmosferë shumë të bukur për dhjetëra pjesmarrës.
Aktiviteti i cili siç është bërë tashmë traditë, që do të mbahej në ndërtesën ku ka lindur shkrimtari e që u projektua për të qenë shtëpi-muze, u zhvillua në një shesh në afërsi të saj, pasi në shtëpinë totalisht të rrënuar ende nuk filluar puna për rikonstruksionin.
Prefekti i qarkut të Korcës Nertil Jole vlerësoi figurën e shkrimtarit Dritëro Agolli, si poeti i njerëzve, tokës dhe dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore, dhe shtoi se duhet të behen përpjekje më konkrete për rijetëzimin e shtëpisë ku ai lindi dhe u rrit, për ta transformuar në një muze që të jetë i aksesueshëm për vizitorët por edhe adhuruesit e shumtë të veprës së shkrimtarit.
Prefekti i qarkut të Korcës Nertil Jole vlerësoi figurën e shkrimtarit Dritëro Agolli, si poeti i njerëzve, tokës dhe dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore, dhe shtoi se duhet të behen përpjekje më konkrete për rijetëzimin e shtëpisë ku ai lindi dhe u rrit, për ta transformuar në një muze që të jetë i aksesueshëm për vizitorët por edhe adhuruesit e shumtë të veprës së shkrimtarit./Balkanweb/KultPlus.com