Afganistani i Khaled Hosseinit, si çdo vend i botës

17 Gusht, 2021 - 8:32 pm

Një mjek nga Kalifornia, publikoi ”Gjuetari i balonave”, romani kushtuar një fëmije që rritet në Kabul, vitet 1970…

Vetëm dy vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ndërsa bota rrekej ta kuptonte Afganistanin, romani i vitit 2003, nga Khaled Hossein, erdhi si një përgjigje e thjeshtë: vend, si çdo vend tjetër. 

U shit në miliona kopje, në të gjithë botën dhe u pasua nga dy libra të tjerë: ”Njëmijë diej vezullues” e ”Dhe malet oshëtinë”.

Por, suksesi i ”Gjuetarit të balonave”, ky romani i parë i Hosseinit, duket ka të bëjë me thjeshtësinë e përshkrimit të jetës në Afganistan, gjatë kohës kur vendi ishte mbretëri. Autori përshkruan një incident të pakëndshëm, që i ndodhi atij dhe një shoku të fëmijërisë.

Hosseini ishte djali i një diplomati. Shoku i tij i fëmijërisë, ishte biri i një shërbyesi. Afganistani, një vend  i harruar dhe i varfër, me një gjeografi të pamëshirshme, përplot male dhe pa dalje në det. Por, fati e deshi që vendi të gjendej në mes të një masivi toke, të njohur si Evroazia, si edhe pika ku në periudha të ndryshme të historisë, perandoritë e mëdha u përplasën gjatë fushatave të tyre për zgjerim.

E para, ishte mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Perandoria Britanike, duke u zgjeruar nga kolonia e saj, India, mbërriti në veri, ku u takua me Perandorinë Ruse, që zbriti nga veriu. Historianët i vunë kësaj përplasjeje, emrin’ ‘Loja e madhe”. Ata e huazuan këtë term, nga letërsia: krijuar nga Rudyard Kipling.

Në shekullin e njëzetë, u shënua e dyta.

Kësaj here, Bashkimi Sovjetik u përplas me Shtetet e Bashkuara. Sovjetikët mbështetën komunistët vendas, më 1978, për një grusht shteti të përgjakshëm, që pasoi me pushtimin e plotë të Afganistanit e më pas, nga një dekadë luftë e përgjakshme, kur fuqitë e tjera ndërhynë për t’u shkaktuar sa më shumë tensione sovjetikëve.

Husseini ishte 11 vjeç, kur i ati siguroi një punë si diplomat në Paris, më 1976, ndërsa familja qëndroi në perëndim pas grushtit komunist të shtetit, dy vjet më vonë. Ata kërkuan strehim politik në SHBA dhe zunë vend në Kaliforni. Husseini vizitoi Kabulin për herë të parë, pas 25 vjetësh, më 2003.

Ai deklaroi më vonë, se një nga arsyet se pse shkroi ”Gjuetarin e balonave”, ishte ndjenja e fajit të njeriut të mbijetuar.

Ai dhe pak afganë të tjerë, arritën t’i shpëtojnë tmerreve të luftës sovjeto-afgane dhe më pas, të asaj civile, që cilat zgjatën mbi 20 vjet, sepse qëlluan të jenë në perëndim. Pjesa tjetër e afganasve, bashkë me shokun e fëmijërisë së shkrimtarit, mbetën atje. /konica/ KultPlus.com

Të ngjajshme