Ag Apolloni: Sa ishte Kundera gjallë, e dinim kush ishte më i madhi, tashmë nuk e dimë

12 Korrik, 2023 - 2:16 pm

Shkrimtari me origjinë çeke Milan Kundera, autor i romanit “Lehtësia e padurueshme e qenies” ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare.

Vdekja e Kunderës ka lënë të pikëlluar me mijëra adhurues të tij në mbarë botën ku secili në mënyrën e vet po e shpreh mërzinë për këtë humbje të madhe.

Shkrimtari kosovar Ag Apolloni, madhështinë e Kunderës e ka shprehur përmes një statusi në facebook duke thënë se “Sa ishte Kundera gjallë, e dinim kush ishte më i madhi. Tashmë nuk e dimë.”

“Në romanin “Pavdekësia”, Milan Kundera thotë se njerëzit nuk janë të barabartë para pavdekësisë. Disa i takojnë pavdekësisë së vogël, domethënë kujtohen vetëm nga rrethi i tyre i familjarëve dhe miqve, ndërsa të tjerët kujtohen edhe nga ata me të cilët nuk janë takuar ndonjëherë. Unë dhe shumë admirues të tij, që nuk e kemi takuar kurrë Kunderën, kontribuojmë në pavdekësinë e tij të madhe.
Sa ishte Kundera gjallë, e dinim kush ishte më i madhi. Tashmë nuk e dimë”, shkruan Apolloni. / KultPlus.com

Të ngjajshme