8 Qershor, 2018 - 2:00 pm
Agatha Christie, shkrimtarja më e famshme e veprave me mister, u lind më 15 shtator 1890 si Agatha Mary Clarissa Miller, në Devon, Angli.
U rrit në Asfild, ku mbaroi shkollën dhe më pas studioi për këngë në Paris. Në vitin 1914, para Luftës së Parë Botërore, u martua me kolonelin Arshybald Christie, me të cilin pati një vajzë. Kur burri i saj u lirua nga detyra, punoi si asistente në një farmaci, ku mësoi për helmet. Filloi të shkruajë me nxitjen e motrës së saj dhe në librin e saj të parë, të botuar në vitin 1920 nën titullin “Rasti misterioz në Stajls,” shfaqi për herë të parë detektivin legjendar Hercule Poirot, një karakter i cili u shfaq në më shumë se 25 romane të tjera.
Libri i saj i dytë (“Vrasja e Roger Acroud” – 1926) ishte në krye të tabelës së shitjeve dhe ajo ndër shkrimtarët më të njohur. Megjithë suksesin e saj të madh, pas vdekjes së nënës dhe burrit, Agatha Christie hyri në një periudhë trazirash emocionale.
U zhduk për 11 ditë dhe më në fund u gjend në banjat termale. Në 1930 u martua me një arkeolog, Sir Max Malouwan, të cilin e shoqëroi në misionet e tij në Lindjen e Mesme, ku u zhvilluan shumë prej romaneve të saj.
Aty u krijua Miss Marple, një prej heroinave më të dashura të saj. Në përgjithësi, Agatha Christie shkroi 80 romane, 30 koleksione tregimesh të shkurtra dhe 15 drama teatrale, teksa dhe 6 dhe romanca sentimentale nën pseudonimin Mary Uestmakot. Deri në vdekjen e saj, më 12 janar 1976, më shumë se 400 milionë kopje të librave të saj ishin shitur në më shumë se 100 gjuhë. Agatha Christie 1890 – 1976/ Ngjarje Nga Historia Boterore