Akademia e Shkencave ripropozon Kadarenë për çmimin “Nobel”

28 Janar, 2020 - 11:35 am


Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Ai është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa edhe në këtë përvjetor Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për këtë çmim.

Emri i tij është ripropozuar këtë të martë në tryezën “Kadare dhe letrat shqipe”, me rastin e 84-vjetorit të tij të lindjes.

Kreu i ASH-së, Skënder Gjinushi i ka dërguar një letër Akademisë Suedeze, në të cilën shkruan se pena e Kadaresë ka lënë gjurmë në kulturën e vendit.

Gjeniu i letrave shqipe ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Po ashtu, Kadare u nderua vitin e kaluar me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, i cili iu ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës. / KultPlus.com

Të ngjajshme