24 Tetor, 2020 - 8:54 pm
Prej kohësh Albana Osmani është larguar nga televizioni për t’ju përkushtuar një projekti krejtësisht të veçantë. Moderatorja foli për një surprizë por nuk zbuloi nëse bëhej fjalë për një projekt televiziv apo diçka tjetër. Ndërkohë, së fundmi ajo ka zbuluar se ka qenë duke punuar për një libër, të cilin tashmë e ka publikuar.
Libri mban titullin “Çika në betejë me inteligjencën artificiale” dhe është publikuar ditën e djeshme. Albana ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e promovimit të librit të saj të parë, ku shprehet tejet e lumtur për këtë sukses. Gjithashtu, ajo ka bërë me dije se brenda pak kohësh pritet të sjellë dhe versionin në anglisht të këtij libri.
“Libri sapo doli në internet, live në faqen zyrtare albana-osmani.com dhe mund të porositet globalisht nga tani nga çdo vend i botës. Përveç fizikisht në libraritë në Shqipëri: Adrion, Bukinist, Bookland, dhe shumë biblioteka të tjera që ju bëni njoftoj në ditet në vazhdim. Si dhe në Kosovë në libraritë e Dukagjin. (Versioni anglisht i librit do teë vije në pak dite kohe, me të gjitha detajet të cilat do t’i bëj publike).”, ka shkruar moderatorja.