Ambasada kineze i dhuron libra Bibliotekës së Tiranës

23 Tetor, 2018 - 3:00 pm

Këshilltari politik i ambasadës së Kinës në Shqipëri, Bai Yunbin mori pjesë në ceremoninë e hapjes së bibliotekës së zonës 3 të Tiranës dhe në emër të ambasadës kineze i dhuroi libra të autorëve kinezë, të përkthyera në gjuhën shqipe dhe angleze.

Në ceremoninë e zhvilluar , kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shprehu falënderime për përgjigjen aktive të ambasadave në Shqipëri, përfshirë ambasadën kineze, për veprimtarinë e dhurimit të librave të huaj. Ai tha se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të shtojë investimet për infrastrukturën kulturore publike, që të kultivojë zakonin e leximit tek brezi i ri, të krijojë atmosferën e leximit dhe të nxitë shkëmbimet miqësore ndërkombëtare.

Ambasada e Kinës është e para ambasadë që dha përgjigje për këtë veprimtari. Gjatë procesit të ristrukturimit të bibliotekës së zonës 3, ambasada kineze ka dhuruar mbi njëqind libra, nga fusha historike, kulturore, filozofike, artistike, politike, arkitekturore, dokeve dhe zakoneve kineze.

Këshilltari Bai theksoi se ambasada e Kinës është e gatshme të japë kontribut të ri për shtimin e shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë dhe për pasurimin e jetës kulturore të qytetarëve të Tiranës, shkruan ata./ KultPlus.com

Të ngjajshme