21 Mars, 2018 - 8:41 pm
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar sot Ditën Ndërkombëtare të Poezisë në një mënyrë të veçantë.
Një pjesë e punonjësve në Ambasadë kanë recituar vargje të njohura shqipe në këtë urim.
Poezitë e Çajupit, Asdrenit, Ndre Mjedës e Naim Frashërit kanë ardhur të recituara nga njerëz të ndryshëm në Ambasadë, duke kulmuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë.
Nuk është hera e parë kjo që Ambasadë e SHBA-ve në Shqipëri uron shqiptarët në gjuhën e tyre, në një festë ku të gjithë festojnë poezitë dhe letërsinë më të mirë shqipe ndër vite. / KultPlus.com