14 Janar, 2025 - 2:18 pm
Të mërkuren dhe të enjtën, në librarinë Dukagjini do të jetë prezent ambasadori William G. Walker, autori i librit “Historia e Një Krimi Lufte”.
Kjo është një mundësi që të bleni librin me autografin e tij dhe për t’u njohur nga afër me një prej figurave kyçe të historisë së Kosovës.
Walker do të jetë prezent nga ora 18:00 deri në 20:00.
Libri “Reçak: historia e një krimi lufte”, në fakt, është një autobiografi e ambasadorit Walker, në të cilin përshkruan jetën e tij që nga fëmijëria e deri në largimin e Misionit Verifikues të OSBE-së nga Kosova./KultPlus.com