13 Dhjetor, 2020 - 4:30 pm
Andra Bogdani kryeipeshkiv i Shkupit ka qenë një ndër personalitetet më të shquara të kishës dhe një intelektual shqiptar.
Ai ndërroi jetë si sot 337 vite më parë më 13 dhjetor të vitit 1683. Bogdani ishte gjithashtu një personalitet i kulturës shqiptare të shekullit të XVII, i cili punoi shumë për arsimimin e popullit shqiptar.
Hartoi një gramatikë të shqipes në latinisht-shqip, shkroi shumë tekste për nevojat e mësimit shqip dhe u mor me mbledhjen e visarit gjuhësor popullor.
Për këto vepra, siç shënon i nipi i tij, Pjetër Bogdani, i cili bashkë me selinë kryeipeshkivore, trashëgoi edhe arkivin e të ungjit, “u tretën si kripa në ujë”, gjatë peripecive të panumërta të jetës së Pjetrit.
Veprat humbën ndërsa Pjetri ndiqej nga turqit e fshihej bashkë me faqet më të rëndësishme të arkivit të trashëguar nga imzot Andrea Bogdani.
Andrea u shkollua nga jezuitët në kolegjin ilir në Loret dhe më pas u bë famulli në Prishtinë.
Nga 1656 deri në 1677, kur dha dorëheqjen ai shërbeu si Kryepeshkop i Shkupit, ndërsa nga 1675 në 1677 ai gjithashtu shërbeu si administrator apostolik i Achrida. Më 8 nëntor 1677 Bogdani dha dorëheqjen për shkak të sëmundjes.
Nipi i tij Pjetër Bogdani, një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së hershme shqiptare e pasoi atë si Kryepeshkop i Shkupit në 1677. Andrea Bogdani është bërë i njohur për shkrimin e librit të parë të gramatikës latinisht-shqip. /dp/ KultPlus.com