Anne Frank: Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi

27 Janar, 2021 - 12:47 pm

Anne Frank lindi më 12 qershor 1929 nga prinderit Oto dhe Edit Frank,çifutë që emigruan në Holandë në vitin 1942.

Ditari personal i Anne Frank, në faqet e tij shpreh tw gjithë ndjenjat dhe ndodhitë e një vajze trembëdhjetvjeçare dhe familjes së saj me prejardhje çifute. Gjatë luftës së dytë botërore ashtu si dhe shumë familjeve të tjera me prejardhje çifute edhe familja Frank u prek nga Ligjet Anti-Hebraike. Ata vuajten nw kampe pwrqëndrimi ligjin barbarë që u mohonte cdo tw drejtw jetese dhe ushtronte mbi ta vetëm dhunë dhe tortura nga më të ndryshmet. Ky ditarë ka vlera tw pacmueshme politike, sociale. Dënon ideologjitë politike dhe regjimin e asaj kohe.

Më 1940 Gjermania pushtoi Hollandën dhe filloi menjëherë zbatimin e ligjeve anti-hebraike. Babai i Ana Frank, i frikësuar për familjen e tij me prejardhje hebraike , ra në ujdi me bashkëpunëtorët e biznesit të tij për ta vazhduar punën në një vend të fshehtë, derisa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu. Iu desh të qëndronin për më shumë se dy vjet radhazi në strehimin sekret. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej, Anës i dhuruan për ditëlindje një ditar.Anne Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Në të vërtetë, ajo nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste, ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje imagjinare, me emrin Kiti. Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën, deri ne momentin kur u botua. Në këtë ditarë ajo shprehu të gjithë mendimet dhe kritikat e saj për kohën në të cilën jetoi. Shkruante në të gjithçka që i ndodhte asaj dhe familjes. Askush nuk e di saktësisht se si ndodhi që pas dy vjet e gjysmë strehimi, dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët shkuan në vendin ku gjendeshin Frankët, i morën dhe i dërguan në një kamp përqendrimi. Vetëm babai i Annës fshehurazi shpëtoi kurse Anna dhe familja saj vdiqën.

Ditëlinda e 10-të e Anne Frank. E dyta nga e majta

Sot, në 76-vjetorin e dhënies fund të Holokaustit nazist, po i bëjmë jehonë thënieve të Anne Frank si revoltë kundër diskriminimit.

  • Vërtetë është për tu habitur se si nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia sepse duken shumë absurd dhe të pamundur për ti realizuar. Megjithatë nuk tërhiqem nga ato, përkundër të gjithave edhe më tutje besoj se njerëzit janë të mirë.
  • Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.
  • Sa mirë është ajo kur askush nuk duhet pritur asnjë çast për ta bërë botën më të mirë.
  • Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria.
  • Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe bëhu i lumtur.
  • Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar, duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm.
  • Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi. Njerëzit janë vetëm njerëz dhe të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.
  • Mund të jesh i vetmuar madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe i vetëm.
  • Të gjithë jetojmë me dëshirë që të jemi fatlum dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta.
  • Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.
  • Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur.
  • Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes.
  • Kam kuptuar se bukuria gjithmonë diku ekziston-në natyrë, në rrezet e Diellit, në liri, në ty; e gjithë kjo mund të të ndihmojë.
  • Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.
  • Është vetëm një rregull që duhet mbajtur në mend: qeshu për gjithçka dhe harro të gjitha të tjerat! Tingëllon shumë egoiste, por ky është ilaçi i vetëm kundër vetëkeqardhjes (dëshpërimit).
  • Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.
  • Kam opinionet e mia, idetë e mia dhe parimet e mia, dhe megjithëse mund të duket çmenduri për një adoleshente, ndihem më shumë person se sa fëmijë, ndihem më e pavarur se çdokush.
  • Secili që është i lumtur do ti bëjë edhe të tjerët të lumtur.
  • Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë një zemër të mirë.
  • Nuk e mendoj kurrë mjerimin, por bukurinë që ka ngelur ende. /KultPlus.com
Dhoma e gjumit e Anne Frank

Të ngjajshme