Anton Pashku bashkon Bibliotekat e Kosovës dhe të Shqipërisë

13 Nëntor, 2017 - 11:50 am

Në shënimin e 80-të vjetorit të lindjes së Anton Pashkut, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës organizojnë një konferencë shkencore që i dedikohet krijimtarisë së shkrimtarit Anton Pashku, shkruan KultPlus.

Më 14 nëntor, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë do të mbahet një konferencë shkencore e shoqëruar edhe me një ekspozitë “Anton Pashku- shkrimtari”, sikurse që ligjërues nderi në këtë konferencë do të jetë Sabri Hamiti, i cili do të bëjë prezantimin e monografisë së tij “Anton Pashku”, që është botuar nga Albas./KultPlus.com

Të ngjajshme