Antoni Gramshi në ‘Letra nga Burgu’: E dashura Tatianë fajtori ka të drejtë për dënim

6 Tetor, 2020 - 10:00 pm

‘Letra nga Burgu’ ishin një seri esesh të shkruara nga marksisti italian Antonio Gramshi. Gramshi u burgos nga regjimi Fashist Italian në 1926. Fletoret ishin shkruar midis viteve 1929 dhe 1935. Miku i tij, Piero Sraffa, kishte furnizuar autorin me mjetet e shkrimit dhe fletoret.

Ai shkroi më shumë se 30 fletore dhe 3,000 faqe historie dhe analiza gjatë burgimit të tij. Megjithëse janë shkruar në mënyrë jo sistematike, fletoret e Burgut konsiderohen si një kontribut shumë origjinal në teorinë politike të shekullit të 20-të. Gramshi nxori njohuri nga burime të ndryshme – jo vetëm marksistë të tjerë, por edhe mendimtarë të tillë si Niccolò Machiavelli, Vilfredo Pareto, Georges Sorel dhe Benedetto Croce.

Fletoret e tij përfshijnë një gamë të gjerë temash, përfshirë historinë italiane dhe nacionalizmin, Revolucionin Francez, Fashizmin, Taylorizmin dhe Fordizmin, shoqërinë civile, folklorin, fenë dhe kulturën e lartë dhe popullore.

Fletoret u futën jashtë burgut në vitet ’30. Ato nuk u botuan deri në vitet 1950 dhe u përkthyen për herë të parë në anglisht në vitet 1970, nga poeti dhe folkloristi skocez Hamish Henderson.

Aninio Gramshi vdiq në prill të vitit 1937.

KultPlus më poshtë ju sjellë një paragraf të ‘Letra nga Burgu’.

Shumë e dashura Tatianë,  

I mora letrat dhe kartolina e tua. E vura përsëri buzën në gaz kur mendova idenë e çuditshme që paske formuar ti për gjendjen time në burg. Nuk di a i ke lexuar veprat e Hegelit, i cili ka shkruar se “fajtori ka të drejtë për dënim”. Pak a shumë ti më kujton mua sikur jam një njeri që kërkoj me këmbëngulje të kem të drejtë të vuaj, të therorizohem, të mos më hiqet qoftë edhe për një sekondë ndonjë pjesë e dënimit tim./ KultPlus.com

Të ngjajshme