25 Janar, 2020 - 6:00 pm
Shkruan: Dina Idrizi
Kriza e leximit tashmë është dukuri globale. Në hapësirën tonë akoma më shumë.” Vërshima” teknologjike i ka “përkulur” njerëzit mbi celularët. “Aroma” e fletëve të librit është zëvendësuar me buton. Mësimdhënësit thonë se nxënesit lexojnë vetëm librat që i kanë si obligim në shkollë dhe që më tepër mund të kuptohet si detyrim.
Kriza e leximit ka përfshirë shoqërinë. Sipas shumë të dhënave në nivel botëror, por edhe në hapësirën e këtushmë librat gjithnjë e më pak lexohen. Anketa të ndryshme nsjerrin në sipërfaqe mungesën e leximit dhe ngadhënjimin e teknologjisë në përditshmërinë e njerëzve. Nga njerëz të ditur gjithnjë vijnë sugjerime për domosdoshmërinë e leximit të librave, si një mundësi për të zgjeruar horizontin njerëzor. Një person që synon të lexojë duhet të përpiqet të zgjedhë libra të mirë sepse jeta është e zënë dhe koha është e pakët. Ne nuk mund të kushtojmë kohë për të lexuar lloj-lloj librash. Një mendimtar thotë. “Jeta është e shkurtër … shumë e shkurtër për gjithçka. Zgjidhni, ju duhet. Zgjidhni vetëm miqtë më të mirë dhe në libra! “.
Librat janë thesare të vërteta dhe të gjithë duhet t’i kërkojnë këto. Kur një person hap libra, ai gjen thesare të mirësisë dhe mençurisë që burojnë nga faqet e tij së bashku me këshilla të mira, mësime të shëndosha, këshilla dhe të vërteta.Leximi ka potencialin për të hapur dyert, për të zgjeruar horizontet dhe për të siguruar shpëtimin. Por është gjithashtu mjeti i përsosur për informacion, për të kuptuar se si të drejtoheni apo thjesht duke mbajtur interesat që nuk kanë asnjë lidhje me një libër. Këto janë disa nga sugjerimet që vijnë njerëzit e dijes për të nxitur leximin.
Sipas shumë studimeve edhe pse jetojmë në epokën digjitale, njeriu mund të gjejë kohë të mjaftueshme për leximin e librave. Sipas shumë sondazhëve të këtushme nxënësit e shkollave të mesme nuk e sfidojnë mjaftueshëm vetën e tyre për tëlexuar libra.
Majlinda, profesoreshë e gjuhë dhe letërsisë shqipe thotë se çdo do ditë e më shumë po shohim se si fletët e librave po zëvendësohen me teknologjinë duke ia humbur plotësisht vlerën librit. “Dikur zinte vendin me të shtrenjtë, sot pluhuroset nëpër rafte. Këtë fenomen e shoh çdo ditë në sytë e nxënësve me interes të vogël për të lexuar. E them këtë pasi pjesa më e madhe e tyre lexojnë vetëm gjatë obligimit që u jepet në orën e bisedës letrare dhe pakica preferojnë të lexojnë më shumë nga çfarë janë te obliguar”, thekson ajo.
Ajo vë në dukje se kohën e fundit përpiqen që t’i përkushtohen më shumë librit prandaj edhe në institucion një rëndësi i jepet edhe orës letrare për të njohur më nga afër dëshirat dhe shijet e nxënësve. “Të pa perkufizuar për autorët por të anuar më shumë nga botimet e veprave të fundit, duke lënë pas veprat e vjetra për t’i lexuar vetëm nga detyrimi i mësimdhënësit nga lista e paraparë për vitin shkollor. Gjithmonë syri i një letrari ndjen keqardhje dhe kërkon më shumë por çdo ditë dëshira për lexim humbet dhe nuk e dimë kush do të jetë objekti i rradhës që do ta zëvendësojë’’, thekson ajo.
Lexueshmëria e librit në kohën e internetit dhe digjitalizimit, mund të thuhet se është në një lloj krize globale ,është në garë me teknologjinë, e cila, sikurse dihet ka vrap marramendës. Mund të thuhet se është harruar “aroma” e fletëve të librave dhe është zëvendësuar me librat online, që nuk e kanë kurrsesi, fuqinë dhe ndikimin, që ka në mendjen e dikujt, një “libër i vërtetë”. Era e letrës së një libri nuk mund të krahasohen kurrë me shtypjen e një butoni . Një nga të anketuarit nuk kishte lexuar asnjë libër brenda një viti, madje edhe një libër në interenet nuk e kishte lexuar. Bibliotekat e universiteteve zakonisht i frekuentohen vetëm para provimeve. Në ndërkohë një pyetje mbetet pezull. Si mund të nxiten gjeneratat e reja që të lexojnë më shumë libra? Një përgjigje ndaj kësaj pyetje kërkon lëvizje të shumë faktorëve, të cilët tashë për tash janë në apati. /KultPlus.com