21 Nëntor, 2019 - 10:58 pm
Christiaan Barnard ka qenë kirurg afrikano-jugor që kreu transplantimin e parë të zemrës, i cili e bëri të famshëm në botë.
Në dhjetor të 1967 ai kreu transplantimin e zemrës së një viktime nga një aksident. Kështu Barnard arriti të bëhet i njohur kudo.
Ai madje krijoi një ilaç për defektet e zorrëve tek foshnjat. Teknika e tij bëri që të shpëtohen dhjetë foshnje në Cape Town, dhe e njëjta u adaptua edhe nga kirurgët britanik dhe amerikanë.
Barnard krijoi edhe Fondacionin “Chirstiaan Barnard” i cili ndihmoi fëmijët e varfër anembanë botës.
KultPlus, sjell për ju sonte njërën nga thëniet e tij më të famshme:
“Arsimimi është si mali: sa më e lartë ngjitja, aq më e gjerë pamja” /KultPlus.com