2 Janar, 2018 - 12:51 pm
“Vetëm tri ditë i kishin mbetur Erës për të braktisur atdheun, njerëzit e dashur dhe shumicën e gjërave të saj. Kosova ndodhej në krizë lufte dhe jeta po bëhej gjithnjë më e rrezikshme. Prindërit e saj ikin nga policia serbe dhe nga perspektiva e errët…”.
Gazetarja e redaktorja e njohur, disa herë e shpërblyer, e njërit ndër mediumet kryesore gjermane, televizionit ZDF, Arta Ramadani, ka provuar veten edhe në roman. Në muajin mars del nga shtypi romani i saj i parë, “Die Reise zum ersten Kuss. Eine Kosovarin in Kreuzberg” (Udhëtimi deri në puthjen e parë. Një kosovare në Kreuzberg) në botim të shtëpisë botuese “Drava”, shkruan meinbezirk.at.
“Në romanin e saj debutues autorja rrëfen për vajzën 15 vjeçe Era, e cila gjatë luftës së Kosovës kërkon një atdhe të ri në botë dhe e gjen atë si fanse e madhe e Madonës në lagjen e njohur multikulturore të Berlinit, në Kreuzberg”, transmeton albinfo.ch.
Vajza e zgjuar jetonte në Prishtinë, dhe, me zemër të thyer u detyrua ta braktiste vendin e përfshirë nga lufta, për të ikur në Gjermani. Atje, pas një fillimi të zymtë në një shtëpi azili, ajo provon të gjejë veten në qarkun e njohur multikulti të Berlinit, në Kreuzberg.
“Vetëm tri ditë i kishin mbetur Erës për të braktisur atdheun, njerëzit e dashur dhe shumicën e gjërave të saj. Kosova ndodhej në krizë lufte dhe jeta po bëhej gjithnjë më e rrezikshme. Prindërit e saj ikin nga policia serbe dhe nga perspektiva e errët. Ata e provojnë që në Berlin të gjejnë një strehë të re, transmeton albinfo.ch. Pikërisht në kohën kur Era kupton gjëra të tmerrshme mbi historinë gjermane, Gjermania po bëhej shtëpi e saj e re.
Era dhe prindërit e saj vihen para një sfide dhe kështu Era mëson shpejt ta dojë vendin e ri, në të cilin ka kaq shumë liri dhe mundësi. Në pjesën e larmishme të Berlinit, në Kreuzberg, ajo kërkon vendin e saj në klasë, në rrugë dhe në shtet.
“Era është njëra nga shumë vajzat të cilat gjatë luftës së Kosovës kërkuan shtëpinë e tyre të re në botën e madhe dhe e gjetën”, hkruan ex libris në prezantimin e romanit, transmeton albinfo.ch.
Vetë Arta, që në moshën e saj të adoleshencës kishte moderuar në një radio të rinjsh për të përmirësuar buxhetin e saj të xhepit dhe me atë rast kishte zbuluar pasionin për gazetarinë. E lindur në Prishtinë, e rritur në Mannheim dhe me studime të mbaruara në SHBA, ajo e njeh jetën në mes të kulturave dhe i shijon që të lëvizë mes tyre./ KultPlus.com