Arti i të shkruarit i autorit spanjoll Cercas, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

21 Korrik, 2022 - 6:30 pm

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti sot në mjediset e saj, shkrimtarin spanjoll Javier Cercas, një ndër shkrimtarët më të vlerësuar për romanin e tij “Mashtruesi”, si dhe romanet “Monarku i hijeve” e “Ushtarët e Salaminës”.

Cercas në takimin para medieve, rrëfeu për artin e të shkruarit, për konceptin e tij mbi letërsinë dhe përgjegjësinë që ka dhe përfaqëson një shkrimtar në atë çka ai shkruan, si dhe për Evropën e sotme përballë presioneve të reja.

Raporti i letërsisë me të vërtetën, tematikat e tij ku mbizotëron përballja e fakteve historike me vërtetësinë e tyre, sa të drejta dhe reale kanë qenë ngjarjet historike të ndodhura dhe cilat kanë qenë pasojat që kanë sjellë më pas.

Në romanet e tij shpërfaqet ekzistencializmi mbi luftën e brendshme e të dukshme të njeriut dhe kërkimit të identitetit nëpërmjet së vërtetës./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme