Artisti Surrealist

18 Janar, 2020 - 5:29 pm

Shkruan: Allison Meier
Përktheu:
 Veron Dobroshi

Victor Hugo krijoi artin vizual që ishte intuitiv, eksperimentues dhe i frymëzuar nga spiritualizmi. Me fjalë të tjera, asgjë si romani i tij Të Mjerët (Les Misérables). Autori francez Victor Hugo përfundoi romanin në fjalë, në të cilin shfaqen një mori e padrejtësive shoqërore, ndërsa ishte në internim politik në Ishujt Channel të Jersey dhe Guernsey midis viteve 1852 dhe 1870. Ajo që shumë vetë nuk e dinë është se ai gjithashtu krijoi qindra vizatime me bojë (ngjyrë). Libri i vitit 1862 është tani një klasik, i adaptuar në filma dhe është një nga pjesët muzikale më të njohura të shekullit XX; arti mbetet i paqartë. Megjithatë, në përdorimin e vizatimit automatik, dhe manipulimet e njollave të bojës, vepra e tij artistike parashikon lëvizjet avangarde që pasuan. Fotografitë duken sikur shpërndahen në formë të frikshme duke rrjedhë nga pjesa e pandërgjegjshme (pavetëdijshme); forma të anijeve të hedhura nga valët, një burrë i varur i pezulluar në një të larë boje prej lëkure dhe forma abstrakte të theksuara me gjurmët e gishtërinjve të vetë autorit. Shumë prej tyre u bënë duke lejuar që ngjyra të lëvizë impulsivisht. Karikaturat edhe më të gjalla përdornin elementet e fatit në krijimin e tyre.

“Ndër vizatimet e shumta, të larmishme dhe mjaft të trilluara të Hugo-s, janë disa panorama grafike karikaturale që, në shmangien e tyre të një imazhi të paracaktuar, janë pararojë të vizatimeve automatike të zhvilluara nga surrealistët,” shkruan historiani i artit Aimée Brown Price në “Art Journal”.

Hugo përdori të njëjtat materiale në art si në shkrim – bojë dhe një pendë, si pyka dhe pupla. Por, ndryshe nga romanet e tij të strukturuara në mënyrë të hollësishme, ku jeta e personazheve ndërpritet ndër vite kundër tabelës së historisë franceze, vizatimet e tij ishin një vend i eksperimentimit të lëngjeve. Ai vizatoi me dorën e tij jo dominante; ai spërkati modelet me bojë; inkorporoi përshtypjet apo mbresat nga dantella.

Historiani i artit Mignon Nixon vëren se vizatimet “në të cilat artisti manipulonte formacionet e shansit të ngjyrës duke ngjitur ose palosur fletët e njomura ose të shpërndara, eksperimentuan më lirshëm me mediumin që ishte edhe mbështetja teknike për shkrimin e tij poetik.” Nixon citon përshkrimin e Hugo-s për gjyshin e tij në punë:

Ai shpërndau në mënyrë të çuditshme ngjyrën, duke shtypur pendën e patës e cila grin dhe shpërndan gjurmët e ngjyrës. Pastaj ai e brumosi njollën e zezë që u bë një kështjellë, një pyll, një liqen i thellë ose një qiell i stuhishëm; ai me delikatesë e lagu shufrën e lapsit me buzët e tij dhe me të ia plasi një re nga e cila binte shi mbi letrën e lagur; ose ai e përdori atë për të treguar saktësisht mjegullat që errësojnë horizontin.

Eshtë joshëse të ngresh një paralele të drejtpërdrejtë nga arti i Hugo-s deri tek vizatimet automatike të Surrealistëve të viteve 1920. Sidoqoftë, në realitet, Hugo po i përgjigjej komunikimit të rrjedhshëm, që ishte pjesë e spiritualizmit të shekullit XIX. Autori ndoqi seanca gjatë kohës kur ishte në mërgim dhe mbajti në mënyrë aktive një ditar të ëndrrave. “Ishte mbi të gjitha në bazë të këtyre eksperimenteve teknike që André Breton më vonë e shpalli Hugo-n një nga pararendësit e surrealizmit,” shpjegon historiani i artit Stefanie Heraeus, siç është përkthyer nga Deborah Laurie Cohen, në Workshop Journal. “Në sfondin e përfshirjes intensive të Hugo-s me ëndrrat dhe interesimin e tij për sesionet, duket e arsyeshme të interpretohet dialogu i tij i kontrolluar me fat si një strategji pikturuese që synon të evokojë forcat e papara.”

Përveç disa paraqitjeve në shtyp, arti i Hugo-s nuk u ekspozua gjatë kohës sa ishte gjallë. Siç deklaroi The Amator Art në vitin 1885, vetëm disa muaj pas vdekjes së Hugos: “Një ditë njëri nga admiruesit e Hugo-s padyshim që do të përgatisë një katalog të vizatimeve të mjeshtrit, dhe atëherë publiku do të jetë i befasuar se sa shumë kishte krijuar ai.”. filozofia. /KultPlus.com

Të ngjajshme