Artpolis sonte sjellë mbrëmje poetike për fuqizimin e grave

6 Mars, 2019 - 5:00 pm

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me datë 6 mars organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”,  shkruan KultPlus.

Të gjithë aktivistët, artistët dhe qytetarët janë të ftuar për  për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave këtë vit përmes leximit për fuqinë e grave dhe fuqizimin e tyre.

“Çdo ditë është 8 mars, çdo ditë jemi këtu e çdo ditë duhet çmuar”, shkruhet në njoftimin e ngjarjes.

Në këtë organizim mund të takoheni me poetët Ilire Zajmi, Shpëtim Selmani & Nora Prekazi dhe artistet Melihate Qena, Anisa Ismaili, Qendresa Kajtazi & Daniela Markaj.

Ngjarja do të mbahet në librarinë Dukagjini në Prishtinë/Sheshi Nëna Terezë prej orës 19:00. Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër./ KultPlus.com

Të ngjajshme