18 Qershor, 2019 - 9:30 am
Për të festuar ditelindjen, Regina Brett shënoi disa thënie që i mësoi jeta. Ajo këtë listë të thënieve e publikoi kur i mbushi 90 vjet.
1. Jeta nuk është e drejtë, por është ende e mirë.
2. Kur keni dyshime, ecni me hapa të vegjël.
3. Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohën, duke urryer ndonjë.
4. Puna juaj nuk do të kujdeset për ju kur jeni i sëmurë. Miqtë dhe prindërit tuaj, PO. Flisni me ta.
5. Paguani kartën e kreditit çdo muaj.
6. Ju nuk keni për të fituar çdo argument. Pajtohuni me mospajtimin.
7. Qani me dikë. Është më e shëndetshme, sesa të qash vetëm.
8. Kurseni për pensionin duke filluar me pagën tuaj të parë.
9. Bëni paqe me të kaluarën tuaj, që të mos shkatërroni të tashmen.
10. Është mirë që fëmijët tuaj t’ju shohin duke qarë.
11. Mos e krahasoni jetën tuaj me të tjerët. Ju nuk e keni idenë se si është udhëtimi i tyre.
12. Nëse një marrëdhënie duhet të jetë sekret, nuk duhet të jeni në të.
13. Ti edhe mund të mos shohësh duke i mbyllur sytë. Por mos u shqetësoni, Perëndia nuk i mbyll sytë kurrë.
14. Merrni frymë thellë. Të qetëson mendjen.
15. Largohuni nga çdo gjë që nuk është e dobishme, e bukur apo e gëzueshme.
16. Çfarëdo që nuk të vret, ju bën më të fortë.
17. Kur bëhet fjalë për të shkuar pas asaj që e doni në jetë, mos merrni një JO si përgjigje.
18. Ndizni qirinj, përdorni çarçafët e bukur, vishni të brendshme marramendëse. Mos i ruani ata për një rast të veçantë. E sotmja është e veçantë.
19. Përgatituni mirë, pastaj shkoni me rrjedhën.
20. Bëhu joshëse tani. Mos prisni të thinjeni, e pastaj të visheni me të kuqe.
21. Organi më i rëndësishëm i seksit është truri.
22. Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tuaj, vetëm ju.
23. Kushtëzoni çdo të ashtuquajtur fatkeqësi me këto fjalë: ‘ Pas pesë vitesh, a do të jetë kaq e rëndësishme kjo?’
24. Gjithmonë zgjidhni jetën.
25. Falni të gjithëve, gjithçka.
26. Atë që mendojnë njerëzit për ju, nuk është puna juaj.
27. Koha shëron pothuajse çdo gjë. Jepini kohë – kohës.
28. Sado e mirë apo e keqe të jetë situata, ajo do të ndryshojë.
29. Mos e merrni veten aq seriozisht. Askush tjetër nuk e bën.
30. Besoni në mrekulli.
31. Perëndia ju do, për shkak se ai është Perëndi i dashur, jo për shkak të asaj që bëni apo nuk bëni!
32. Fëmijët tuaj kanë vetëm një fëmijëri.
33. Gjithçka që me të vërtetë ka rëndësi në fund është dashuria.
34. Dilni jashtë çdo ditë. Mrekullitë po ju presin gjithandej.
35. Lakmia është një humbje kohe. Ju tashmë keni gjithçka që ju nevojitet.
36 … Më e mira s’ka ardhur ende.
37. Pa marrë parasysh se si ndiheni, ngrihuni, vishuni dhe dilni.
38. Jeta nuk është e lidhur me një fjongo, por megjithatë është një dhuratë/ supershendeti.com