Autorët nga Kosova sivjet do të nominohen në Çmimin për Letërsi të BE-së

31 Janar, 2020 - 7:30 pm

Kosova nga ky vit do të jetë pjesë e Çmimit për Letërsi që jepet nga Bashkimi Evropian.

European Union Prize for Literature këtë vit e ka futur edhe Kosovën në listën e shteteve, autorët e së cilës mund ta fitojnë çmimin.

Kosovës sivjet në garë në këtë çmim i bashkohen edhe Belgjika, Bosnja, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Gjermania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Spanja e Norvegjia.

Deri në 14 fitues të çmimit shpallet çdo vit, në një ceremoni që kulmon në Bruksel. Autorët fitues gjithmonë kanë edhe turne të promovimit të librave dhe krijimtarisë së tyre, nëpër Evropë, shkruan KultPlus.

Nga Shqipëria, fituesit e çmimit letrar kanë qenë Ben Blushi dhe Rudi Erebara. Pritet të shihet cilat do të jenë nominimet nga letërsia e Kosovës për këtë çmim. / KultPlus.com

Të ngjajshme