Baba, s’na ka lanë kurrë me kuptu që ishim të varfër

17 Mars, 2019 - 8:45 pm

Shkruan: Dafina Shehu

Baba, s’na ka lane kurre me kuptu qe ishim te varfer.
Na ka siguru gjithmone miell, veze, vaj dhe fasule.
At kohe kam mendu se e tan dynjaja han ashtu. 
Bile ka pasë raste qe kam mendu se ishim shume te pasur.
Shtepia ishte e vjeter dhe pothuajse e shkaterruar.
Dyert dhe dritaret ishin te qara dhe dimri per ne ishte nje torture e madhe.
Baba, s’na ka lane kurre me kuptu qe ishim te varfer.
Prej gojes se tij asnjihere se kemi ndi tuj ankue ose tu qa naj dert.
Ka qene gjithmone pozitiv dhe optimist ndaj jetes, me gjithe ato barra te renda qe mbante mbi supe.
Puna e tij ka qene e ndershme dhe gjithmone asht ndi krenar kur ka dalë ne shesh me tezgën e tij te vogel.
Krejt çka ka mujt me shit, jane kane , farat, kikirikat,dhe lajthit.
Mbante edhe nji peshore anash.
Krejt çka ka mujt me fitu, jane kane 3-4 euro prej mengjesit deri ne dark.
Baba, s’na ka lane kurre me kuptu qe ishim te varfer.
Çdo mbramje ka sjell diçka me hanger, edhe pse ai vet s’ka fut gja ne gojë. 
Ai ka qene heroi ynë.

Si fmij mbaj mend shume kujtime dhe ngjarje.

Kur mbusha 6 vjeç hyra ne klase te pare. 
Isha shume i emocionuem; per boten e re dhe çdo gje qe do t’me sillte ajo. 
Ne javen e pare nana m’kapi perdore dhe shkuem bashke ne librari. 
Me blejti fletore, lapsa e ngjyra. 
Mezi prisja qe me ato ngjyra te pikturoja boten e re. 
Po ajo se çka une kam enderrue gjithmone, ka qene çanta. 
E perfytyroja veten me nji çante shpine dhe se sa shume do te me ngjante. 
Nana gjithmone m’thoshte se kur te hyjsh ne shkolle kam me ta ble çanten. 
Dhe ne ishim aty, ne çastin e enderruem. 
Une i shikoja çantat me nji dashni te madhe;syte e mi shkelqenin para tyre.

Endrrimet e mia u zhduken kur nana iu drejtua shitesit: 
-Te tana bre bir qenkan te bukura dhe me shije, qenkan te qendisuna qysh asht ma s’mirti. 
Po a nuk keni diçka ma te thjeshtë per djalin tem, dicka qe asht edhe e damtume e qe mundem me marr me nji çmim ma te lire.

Ka qene hera e pare qe nanes iu ka dridhë zani, ose hera e pare qe une nanen e kam pa kaq te dobet para meje.
Edhe shitësi u vu ngushtë.
“E kam nji çante qe fiks do i shkonte tët biri zonjë. 
Ejani neser në të njëjten kohe dhe merreni”.

Shitësi ma dha çanten e tij, qe e runte ne sirtar si kujtim. 
Ma dha se e dinte se do ta çmoja dhe do te kujdesesha per te ne te njejten menyre.
U gzova per çanten por kurre nuk do e harroj trishtimin ne syte e nanes qe çanten nuk mundi me ma sigurue ajo. 
E une atë çast kurre nuk do e harroj, kur kuptova per here te pare,se ishim aq te varfer sa nuk mundnim me ble qofte nji çante te vetme.

Nji here baba u kane goxha smute, dy dite nuk asht permend hiç. 
Une e nana dolem ne sheher me i sigurue babes barnat qe i duheshin..
Prej nje farmacie ne tjetren, tuj mundue me i marre borxh (veresi), ama asnjana nuk pranonte. 
Ishte kohe krize. 
-Biri jem, ti m’prit ktu, afer qendres… une do e shikoj edhe at farmacine atje lart, mirepo ti mos hajde qe t’lodhesh, m’prit ktu se kthehem shpejt. 
Une prita prita dhe u lodha, pastaj u ula ne bllok, e pastaj m’kish nxane gjumi krejt.

Kur u permenda, afer kokes pashë shume monedha te grumbullueme. 
Une kurre nuk jam ndi i varfer, mirepo pamja ime nuk e thoshte te njejten. 
Njerezit humanistë, me kishin ndihmue, pa e dite edhe une se kisha nevoje per ato para. .

-Nanë, me kto para, babes kemi me i ble barnat…dhe nane, baba s’ka nevoje ma me dalë ne tezgë me punueee :))

Nana ia plasi vajit. .

Ka qenee hera e dyte qe e kuptova sa te varfer ishim.

Humbja e babes, ka qene humbja ma e madhe qe e kam provue ne jete.
Edhe tash qe u rrita e u bana burre..kurgja s’em ka dhimte ma s’shumeti se ikja e tij. 
Prej moshes 10 vjeçe une kam qene burri i shpise, burri i kasolles se vjeter,me dyer dhe dritare te harrnueme.

Dy vjet pas vdekjes se babes, shoqata e jetimave, na vizituen e na siguruen ushqim te bollshëm. 
Ka qene hera e pare qe shpine e kam pa te mbushun me ushqime te llojllojshme. 
Shoqata na i rregulloi dyert dhe dritaret. 
Tash nuk hynte pluhuni dhe as era dhe i ftohti nuk depertonin.
At nate e kam ndi shume mungesen e babes, dhe nevojen qe ai me qene prezent afer nesh, me pa qe ma nuk fryen ftohte dhe nuk kemi nevoje me i mbulue kokat me qarqaf. 
Baba, kurre s’na ka lane me kuptu qe ishim te varfer. 
Ne ishim shume te pasur, ne e kishim njeri-tjetrin, e kishim Zotin, dhe e kishim shpresen per te nesermen.
Baba s’ka mujt me na sigurue ushqime te bollshme ose shtepi luksoze, ama baba na ka dhurue dashni te pakufishme, na ka dhurue qelesin e jetes, na ka dhurue shpirtin optimist te tij.

Une e kam shpirtin e babes, dhe nuk jam i varfer.

Të ngjajshme