Bajram Kosumi u prezantua me “Enciklopedia imagjinare” edhe në Tiranë

19 Prill, 2024 - 11:56 am

“Enciklopedia imagjinare” me autor Bajram Kosumi është prezantuar në Qendrën Kombëtare të Librit në Tiranë, prezantim që u përcoll nga shkrimtarë, studentë e nxënës, shkruan KultPlus.

Për këtë prezantim ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare e Librit në Tiranë, njoftim që e sjellim të plotë për lexuesit e KultPlus.

”Enciklopedia imagjinare”, është eksperiment i madh me letërsinë: me zhanrin letrar, me tematikën dhe me tipin e ligjërimit. Ndryshimi shfaqet që në titull: ai përmban një element shkencor (enciklopedia) dhe një element artistik (imagjinata).

Ish-kryeministri i Kosovës dhe shkrimtari Bajram Kosumi ishte në një takim me lexuesit e tij në Shqipëri në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit mbi botimin e tij më të fundit “Enciklopedia imagjinare”.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe shkrimtari Besnik Mustafaj, përkthyesi Erion Kristo, studiuesi Behar Gjoka dhe botuesja Irena Toçi, të cilët ndanë idetë e tyre mbi librin e Bajram Kosumit.

Ndër të tjera, ai u rrëfeu nxënësve të gjimnazit “Luan Hajdaraga” dhe studentëve të Letërsisë që ishin të pranishëm në aktivitet, shumëçka mbi krijimtarinë e tij, përfshirjen në politikë dhe studimet mbi letërsinë e burgut./ KultPlus.com

Të ngjajshme