Barak Obama tregon librat dhe muzikën e preferuar të vitit 2017

2 Janar, 2018 - 2:03 pm

Ish-presidenti Barak Obama e shfrytëzoi kohën e lirë që të lexoj disa libra në vitin që e lamë pas, ndërsa ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook të bëj përmbylljen vjetore të librave dhe muzikës së tij të preferuar, përcjellë KultPlus.

“Gjatë presidencës sime fillova një traditë duke treguar listën e librave të leximit dhe listën e këngëve që dëgjoja,” ka shkruar ish-presidenti Obama në Facebook.

“Ishte një mënyrë e mirë për të reflektuar mbi veprat që më kanë përcjellë gjatë këtij viti dhe për të ngritur autorë dhe artistë nga e gjithë bota. Këtë vit kisha më shumë kohë të lirë andaj dhe kam dashur të tregoj librat dhe muzikën që e kam shijuar më së shumti gjatë këtij viti “, ka thënë Obama.

Lista e librave të Obamës përfshin një përzierje të pastër të fiksionit (The Power, nga Naomi Alderman), jofiksion (Evicted: Poverty and Profit in the American City, by Matthew Desmond)) dhe libër kujtimesh (Dying, nga Cory Taylor).

Mi Gente by J Balvin & Willy William , prin në listën e këngëve të preferuara të Obamas, kurse e gjihë lista e këngëve të preferuara të ish-presidentit është edhe më e larmishme, që nga “Havana” e Camila Cabellos në klasiken e Bruce Springsteen-it “Born in the USA” (“Nuk ka dalur akoma, por versioni blues në shfaqjen e Broadway është më i miri!”), ka shtuar Obama lidhur me këngën e fundit.

Lista përfshin gjithashtu këngë nga disa nga mbështetësit kryesorë të Obamës, duke përfshirë Kendrick Lamar dhe Jay-Z -n, dy prej të cilëve kanë lëshuar dy prej albumeve më të suksesshëm të vitit 2017./ KultPlus.com

Të ngjajshme