22 Prill, 2020 - 9:48 am
Vexhi Buharaja është shkrimtar, poet, studiues, i cili ka lindur ne qytetin e Beratit. Pas studimeve ai u kthye të jetonte përsëri në Berat me familjen e tij. Buharaja është përkthyes, interpretues dhe studiues kryesor i mbishkrimeve turko-arabe në Shqipëri.
Dorëshkrimet e tij, janë ende një minierë e pashfrytëzuar për historianët dhe studiuesit në përgjithësi.
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia e Beratit shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi.
Emrat e jurisë
• Ymer Ciraku
• Milazim Krasniqi
• Visar Zhiti
• Aleksandër Cipa
• Yzedin Hima
Në zhanrin e eseve do të përfshihen:
1.Esé me temë: “Duke ngjitur shkallët e dijes, bëhem më i lirë.”(Marrin pjesë me krijime gjimnazistë dhe studentë)
2.Esé letrare me temë: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”
3.Esé letrare me temë :“Mrekullia poetike e Firdeusiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.
4.Cikël me 9 poezi të përkthyera.
Koha e dorëzimit të krijimeve për konkurim:
20 prill – 04 maj 2020. Të gjithë tekstet mund t’i nisni në [email protected]
Koha dhe vendi ku do të shpallen fituesit e konkursit:
Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2020, në 100-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.
Rregullorja e çmimit “Vexhi Buharaja”
1.Ky çmim jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit, nën kujdesin e kryetarit të kësaj bashkie dhe në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore vendore dhe kombëtare, me sipërmarrës vendorë e më gjerë.
2. Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në poezi, prozë, përkthim, eseistikë, studime filologjike. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët)
7. Për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve, kryetari i Bashkisë formon jurinë profesionale prej 5 anëtarësh.
Juria do të jetë me pjesëmarrje nga specialistë të fushës, nga i gjithë vendi.
9.Për vitin 2020, për arsye që dihen, (COVID -19) çmimi do të jepet në cikle poetike, ese dhe përkthim i një cikli me poezi.
10. Publikimi i poezive/prozave/eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit. Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë.
13 Veprat studimore, që kanë në fokus qytetin e Beratit: Dukuri e figura të kulturës, artit, letërsisë, historinë e qytetit, monografi që pasqyrojnë jetën shpirtërore, ekonomike, kulturore ndër shekuj të qytetit dhe që konsiderohen si kontribute me vlera, do të botohen me fondet e Bashkisë së Beratit.