20 Dhjetor, 2017 - 11:10 am
Të enjten më 21 dhjetor me fillim nga ora 11:00 do të promovohet libri “Fëllanzat” nga Gazmend Bërlajolli, shkruan KultPlus.
“Fëllanzat” është tregim i bazuar në dëshmi faktike nga “Unë dua të dëgjohemi”, libër kujtim me rrëfimet e grave të mbijetuara prej torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Promovimi që mbahet nesër në orën 11:00, zhvillohet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BË-së në Prishtinë.
Kopjet e para të librit në gjuhën shqipe dhe angleze do të shpërndahen falas për pjesëmarrësit e këtij eventi. Ndërsa krejt kjo është fuqizuar nga: Integra, forumZFD, MOTT, RBF, BMZ./ KultPlus.com