Bekim Fehmiu përfshihet në librin e kroatit Igor Mandiç

10 Janar, 2018 - 7:17 pm

Shkrimtari kroat Igor Mandiç është i tmerruar nga vdekja. Vajza e tij, në moshën 36 vjeçare provoi të vetëvritej, dhe që nga ajo ditë Mandiç është i obsesionuar me vdekjen.

Libri i fundit i Mandiç ka ngjallur debat në Kroaci, jo vetëm sepse sipas autorit komunizmi nuk është i mirë sa fashizmi, por edhe për shkak të kapitujve të ndryshëm që kanë lidhje me njëri tjetrin.

Në njërin kapituj, ku flitet për vdekjen, ai ka përfshirë njerëz të cilët janë vetëvrarë.
E mes tyre është edhe Bekim Fehmiu, aktori shqiptar me famë botërore i cili ndërroi jetë në vitin 2010-të. Në librin Pre-Death Diary, ai flet për vdekjen por edhe për Eseninin, Marilyn Monroen, Frojdin, Janis Joplin dhe njerëz të tjerë të njohur, shkruan KultPlus.

“Vdekja është një bushtër e vdekur që përzgjedhë krejt rastësisht. Në kohën tonë, vdekja është dënimi të cilit i frikësohen njerëzit. Unë nuk kam frikë nga vdekja, jam pajtuar me të. Mosha e shtyrë është periudha më e shëmtuar në jetën e njeriut. Do të ishim më të mirë pa të. Unë kam lindur një burrë i vjetër dhe me kohën u bëra më i vjetër. Kur më vdiq vajza, që atëherë jam nën fuqinë e moshës. Nuk kam më asnjë ideal” shkruan mes tjerash Mandiç.

Bekim Fehmiu, sipas raporteve, është gjetur pa shenja jete në Beograd, në banesën e tij. Del se ka kryer vetëvrasje dhe se në apartamentin e tij u gjet një revole e regjistruar në emrin e tij.

Igor shkruan vazhdimisht ese, kritikë dhe fejtone sociokulturore, ndërsa i ka botuar disa libra, mes tyre “Mitologija svakidašnjeg života”, “Principi krimića”, “Jedna antologija hrvatske poratne poezije”, “Sebi pod kožu. Nehotična autobiografija”. / KultPlus.com

Të ngjajshme