Besa Kalaja do të promovojë librin e saj me tregime të shkurta që pluksojnë prozën poetike – 20 dhjetor në KultPlus Caffe Gallery

16 Dhjetor, 2021 - 4:21 pm

Të hënën më 20 dhjetor në KultPlus Caffe Gallery do të bëhet promovimi i librit “Kur isha fëmijë u merrja erë mollëve” nga Besa Kalaja.

Në përmbledhjen me tregime, “Kur isha fëmijë u merrja erë mollëve”, mund të hasësh në tregime të shkurtra, mjaft të shkurtra, që pluskojnë ndërmjet prozës poetike dhe tregimit të njëmendët.

Në këtë libër dominon drama individuale, drama shoqërore si dhe drama ndër-shoqërore. Përmbledhja me tregime, Kur isha fëmijë u merrja erë mollëve, u botua nga platforma Britm i parë dhe u mbështet nga Komuna e Prishtinës.

Florije Xhemajli, Qerim Ondozi dhe Imer Topanica do të lexojnë pjesë nga libri. Një kopje libri dhe një gotë verë ju pret në Kultplus Caffe Gallery me fillim nga ora 19:00. Mirardhshit! /KultPlus.com

Të ngjajshme