Biblioteka françeskane boton veprën ‘Epizode historike’ të At Paulin Margjoka

14 Korrik, 2020 - 12:58 pm

Biblioteka françeskane ka bërë të ditur se ka ardhur me një botim të ri të historianit At Paulin Margjoka, vepër kjo që mban titullin ‘Epizode historike’, shkruan KultPlus.

Lajmi për botimin e veprës u bë i ditur në faqen zyrtare të bibliotekës françeskane në rrjetin social Facebook.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të bibliotekës.

”Kolana e shkrimtarëve françeskan u pasunue me nji botim të ri të historianit Át Paulin Margjoka, OFM. Veprën e kemi titullue Epizode historike. Në ketë vepër janë përfshi artikujt studimor të Át Paulinit botue në revistën “Shêjzat” themelue prej Ernest Koliqit. Natyrisht, Át Paulin Margjokaj bashkëpunoi ngusht për çeshtje të historisë kombëtare me Koliqin. Vlera e librit, që e ka në dorë lexuesi, nuk asht numri i faqeve, por trajtimi i problemeve ma të shqetësuese të kohës me pendën e mprehtë të nji studiuesi të kujdesshëm e të paanshëm.

Asht shoshitja, arsyetimi, argumentimi i ngjarjeve dhe dokumentimi i tyne në mënyrë objektive. Prej këndej, studimet historike, që po i botojmë, janë kontribut i çmueshëm jo vetëm për lexuesin, që kërkon të vërtetën e historisë së vendit ku lindi, por edhe, e sidomos, për historinë tonë kombëtare.

Episodet historike rreth kohës së Ali Pashë Tepelenës dhe zhdukja e Republikës së Suliotëve, nxjerrin edhe nji herë në dritën e diellit mizoritë e Ali Tepelenës kundra popullsive të pambrojtuna.

Ndërsa, në tre kapitujt e tjerë të veprës, historia e vendit tonë vihet përballë historive të popujve të tjerë të Ballkanit. Tue e shfletue këtë vëllim, vërejmë se Át Paulini studioi me kujdes të madh jo vetëm gjendjen historike të Ballkanit, por dhe ndikimet e Rusisë mbi politikat e shteteve fqinje. Mbërriti, kështu, të skjarojë shkencërisht situatat ma të ngatërrueme të Shqipnisë, e cila e fitoi pamvarësinë e fundmja, kur “i sëmuri i Bosforit” po jepte shpirt.

DIFTOJSI I LANDES

EPIZODE HISTORIKE NGA KOHA E ALI PASHË TEPELENËS
KERDIJA NË POPULLIN E KARDHIQIT
NJI FIS HEROJSH SHQIPTARË: SULJOTËT
ZHDUKJA E REPUBLIKËS SË SULJOTËVET

LËVIZJA E MADHE PER ÇLIRIMIN KOMBTAR
Kapitulli i parë

PERANDORISË TURKE ASHT KAH I VJEN E MBRAMJA

  1. Çashtja lindore
  2. Serbë e Grekë fitojnë lirinë shumë kohë para Shqiptarve
  3. Rusi e Turki në krizen lindore
  4. Lufta ruso – turke e vj. 1877/78
  5. Filloi coptimi i tokës shqiptare

Kapitulli i dytë

PREJ TRAKTATIT TË SHEN STEFANIT DERI NË KONGRES TË BERLINIT

  1. Traktati në Shen Stefan
  2. Kongresi i Berlinit
  3. Si i ndreqin punët në Berlin Fuqitë e Mdhá
  4. E Shqipnija kû âsht?
    Kapitulli i tretë
    LIDHJA E PRIZRENIT
  5. Si ndodhi qi Shqiptarët e fituen aq vonë lirinë
  6. Liri kombtare apo tjeter liri’, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme