Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon Ditën Botërore të Librit me veprimtari online

23 Prill, 2021 - 4:15 pm

Era Berisha

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” erdhi me një sërë aktivitete, duke përfshirë promovimin e projektit të titulluar “Kujtesa e Kosovës: Tregimi i historive për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës” dhe insertimin e video-intervistës për librin shqip të titulluar ‘’Evokim i së kaluarës’’, në hapësirën e Këndit Amerikan, shkruan KultPlus.

Nga kjo ngjarje, si aktivitet i dytë i radhës është promovuar projekti që u prezantua nga Gresa Maliqi, e cila njëkohësisht është menaxhere e projektit ‘’Kujtesa e Kosovës – histori gojore’’, ky promovim erdhi pas veprimtarisë së parë të mbajtur online mbi librin shqip në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Evokim i së kaluarës”, e cila u hap nga fjalët e Drejtorit të BKK-së Fazli Gajraku dhe pasoi me fjalën e rastit të ministrit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, e që po ashtu u diskutua nga ish-drejtori i BBK-së Mehmet Gërguri, ish-shefi i Departamentit të Koleksioneve të Rralla Nehat Krasniqi, ish-shefi i Departamentit të Katalogimit Muharrem Halili, ish-bibliotekarja referale Zejna Fejzullahu dhe ish-bibliotekarja për zhvillimin e koleksioneve Jehona Halili.

Për të folur më shumë rreth këtij projekti i cili do të nisë rrugëtimin e tij së shpejti, e pranishme në një veprimtari të zhvillua virtualisht ishte vetë Gresa Maliqi.

“Ishte kjo ngjarje tejet e rëndësishme e cila na ka shtyrë ta fillojmë një projekt të ri, i cili do të jetë njëri ndër projektet më të fuqishme qe e ka pasur Biblioteka ku do të dokumentohen, mblidhen, ruhen dhe promovohen kujtimet dhe përjetimet e secilit që i ka kushtuar Bibliotekës një pjesë të madhe të jetës”, tregon Maliqi.

Sipas saj, duke pasur parasysh që personat e lartpërmendur janë dëshmitarë që do të mund të promovonin gjithçka që Biblioteka Kombëtare Kosovës ka kaluar, e të cilët Maliqi i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kaluar kohën më të madhe në Bibliotekë, e për çka edhe do të mblidhen e dokumentohen të gjitha rrëfimet në mënyrë që në të ardhmen të jetë e sigurt se gjeneratat e reja do ta dinë me përpikëri se nëpër çka ka kaluar Kosova dhe libri shqip.

Për fund, ajo ka treguar se të gjitha këto rrëfime do të xhirohen e transkriptohen duke gjetur fundin e tyre në një botim për të cilën Maliqi shpreson dhe beson shumë se do të jetë njëri ndër botimet më të rëndësishme e më të vlefshme që ka Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Pas këtij prezantimi, BKK, si aktivitet të tretë dhe njëkohësisht të fundit ka zhvilluar një aktivitet të titulluar: Pasurimi i koleksioneve të bibliotekave të Kosovës”, me donacione nga vetë BKK dhe si përfitues do te jetë Biblioteka e ShFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. / KultPlus.com

Të ngjajshme