11 Tetor, 2023 - 6:42 pm
Valdete Idrizi, drejtoresha e kulturës në Komunën e Mitrovicës së fundmi ka bërë të ditur se biblioteka “Latif Berisha” do ta ketë objektin e vet, përcjell KultPlus.
“Do ta ketë adresën e përhershme, edhe atë në qendër të qytetit. Tash e sa herë Biblioteka është bartë nga një lokacion në një tjetër, e duke ia vështirësuar jetën nxënësve, studentëve, studiuesve, të gjithë lexuesve”, ka shkruar ajo.
Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e saj të plotë:
Çfarë dite e mrekullueshme sot. Më në fund Biblioteka e qytetit “Latif Berisha” do të ketë objektin e vet. Do ta ketë adresën e përhershme, edhe atë në qendër të qytetit. Tash e sa herë Biblioteka është bartë nga një lokacion në një tjetër, e duke ia vështirësuar jetën nxënësve, studentëve, studiuesve, të gjithë lexuesve.
Sot, bashkë me kryetarin Bedri Hamza, Nenkryetarin Arian Tahiri, Kryesuesen Vesa Broja, i vumë gurëthemelin e kētij objekti, një objekt modern e në lokacion të përshtatshëm, të cilin do ta gëzojnë të gjithë.
Kryetari Bedri Hamza, po i përmbush edhe këtë premtim. Po i përmbush të gjitha premtimet, një nga një. Vazhdojmë tutje me projekte dhe investime tjera. / KultPlus.com