Bibliotekë austriake me mbi dy mijë libra në UPZ

13 Maj, 2019 - 4:00 pm

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është bërë hapja e Bibliotekës Austriake (Këndit Austriak), me mbi 2 mijë tituj të librave në gjuhën gjermane.

Me këtë rast ambasadori austriak,Gernot Pfandler ka theksuar se kjo bibliotekë është një sinjal për të gjithë studentët e rajonit të Prizrenit të cilët mësojnë gjermanishten, duke uruar që kjo bibliotekë për shumë vite një vend ndihme dhe inspirimi për studentët.

Ushtruesi i detyrës së rektorit Ismet Temaj theksoi se hapja e kësaj biblioteke është një lajm i mirë për studentët e UPZ-së, për realizimin e së cilës falënderoi ambasadorin austriak, lektoren Drescher, KFOR-in austriak dhe të gjithë ata që kanë kontribuar.

Ai shtoi se shteti dhe populli austriak kanë mbështetur shtetin dhe popullin e Kosovës në shumë aspekte, ndërsa hapja e kësaj biblioteke do të jetë një urë lidhëse mes studentëve e profesorëve të UPZ-së dhe Austrisë.

Po ashtu lektorja në UPZ nga OeAD, Martina Drescher, Andreas Kurz, zyrtar i programeve në OeAD dhe Peter Schinnerl , nga KFOR-i austriak përshëndeten hapjen e kësaj biblioteke dhe theksuan se për ata ka qenë një nder që kanë pasur mundësinë që të ndihmojnë UPZ-në dhe studentët e gjermanishtes. / atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme