Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” iu shtuan edhe 1426 tituj

4 Janar, 2020 - 6:50 pm

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” i janë shtuar edhe 1426 tituj të ndryshëm të cilat prej kohe ishin të kërkuara nga lexuesit e këtij institucioni.

Në listën e shfrytëzuesëve të rregullt përpos qytetarëve ka edhe një numër te madh studentësh, kërkesat e të cilëve janë mirëpritur nga menaxhmenti i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”.

Prej literaturës angleze dhe asaj franceze e deri tek përrallat për më të vegjëlit, tirazhi për Bibliotekën ”Hivzi Sylejmani” po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë. /KultPlus.com

Të ngjajshme