Biblioteta e qytetit të Vushtrrisë furnizohet me 394 tituj të rinj

19 Tetor, 2022 - 2:14 pm

Biblioteka ‘Naim Frashëri’ në qytetin e Vushtrrisë është furnizuar me 394 tituj të rinj nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Kulturës në këtë qytet, Medina Bunjaku, përmes një postimi në Facebook.

Në vijim gjeni postimin e plotë të saj:

394 tituj të rinj në Bibliotekën e qytetit “Naim Frashëri”📚

Shumë e lumtur të ndaj këtë lajm të mrekullueshëm me qytetarët e Vushtrrisë. Pranuam librat e shtëpive botuese të botuara në vitet 2020 dhe 2021 të përkrahura financiarisht nga MKRS. Librat janë të profileve të ndryshme si: shkollore, artistike, letrare, shkencore e publicistike nga autorë vendorë dhe ndërkombëtarë./ KultPlus.com

Të ngjajshme