1 Korrik, 2024 - 3:20 pm
Booker Prizes është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Ismail Kadaresë i cili e kishte fituar i pari çmimin International Booker Prize, që atëbotë njihej si International Man Booker Prize.
“Jemi thellësisht të pikëlluar që dëgjojmë për vdekjen e Ismail Kadaresë, i cili më 2005 u bë fituesi inaugurues i International Booker Prize për të gjithë korpusin e veprës së tij. Ai ishte dy herë në listë të gjatë pas kësaj, më 2017 dhe tek edhe këtë vit”, thuhet në komunikatën e Booker Prizes në Facebook.
“19 vjet më parë, juria e kishte përshkruar atë si ‘shkrimtar universal në traditën rrëfyese që shkon deri te Homeri’. Në pranimin e çmimit, Kadareja kishte thënë: Shpresa ime më e fortë është që opinioni evropian dhe ai botëror me këtë rast të kuptojë që ky rajon, në të cilin përket vendi im Shqipëria, mund të japë lajme të tjera llojeve, dhe të jetë shtëpi e llojeve të tjera të arritjeve në fushat e artit, letërsisë dhe civilizimit”.
Kadare kishte ngadhënjyer më 2005, duke u zgjedhur fitues i këtij çmimi para gjigantëve të tjerë të letërsisë botërore, Gabriel Garcia Marquez dhe Philip Roth./ KultPlus.com