Botimet REA promovon 5 vepra të reja në KultPlus Caffe Gallery

19 Dhjetor, 2023 - 12:31 pm

Botimet REA e cila është themeluar këtë vit, si një nga botuesit më të rinj në Kosovë, ka botuar 5 vepra të reja, të cilat do të promovohen më 21 dhjetor 2023, në orën 19:00, në KultPlus Caffe Gallery.

Me këtë rast, do të promovohen veprat e para të kësaj shtëpie botuese: “Mahnitja e parë” (poezi) të Demë Topallit, “Lexuesit e kartëmortaleve” (tregime) të Binak Kelmendit, “Mëkati i buzëqeshjes” (prozë poetike) të Sali Bashotës, “Misioni i Shkrimtarit” (ese) të nobelistit Elias Canetti, përkthyer nga Naim Kryeziu dhe “Sytë flasin në heshtje” (poezi) të Afërdita Bashota-Podvoricës.

Në këtë aktivitet promovues do të flitet për projektet e Botimeve REA, si dhe do të bëhet promovimi i librave të lartcekura.

Botimet REA përveç aktivitetit të saj botues në fushën e Letërsisë, të Psikologjisë dhe përkthimit, po kështu do të kontribuojë në projekte të ndryshme që ndërlidhen me arsimin kulturor. / KultPlus.com

Të ngjajshme