Sot “Botimet REA” promovon projektin e parë botues

21 Dhjetor, 2023 - 9:18 am

Sot, në KultPlus Caffe Gallery do të promovohen 5 veprat e reja të kësaj shtëpie botuese, ku pritet të marrin pjesë personalitete të jetës akademike dhe kulturore si profesorë, shkrimtarë, gazetarë, studentë e shumë dashamirë të librit.

Aktiviteti do të mbahet nga ora 19:00, ku me këtë rast do të promovohen veprat: “Mahnitja e parë” (Demë Topalli), “Lexuesit e kartëmortaleve” (Binak Kelmendi), “Mëkati i buzëqeshjes” (Sali Bashota), “Misioni i Shkrimtarit” ese të nobelistit Elias Canetti (përkthyer nga Naim Kryeziu) dhe “Sytë flasin në heshtje” (Afërdita Bashota-Podvorica).

Pjesë të zgjedhura nga krijimtaria poetike e autorëve do t’i interpretojë poetja dhe gazetarja Alketa Gashi-Fazliu, ndërsa në kitarë do t’i përcjellë Lind Bobi. Ndërsa, aktivitetin do ta udhëheqë Rozafa Bashota, drejtuese e Botimeve REA, me pjesëmarrjen edhe të autorëve të veprave.

Veprat “Mahnitja e parë” e Demë Topallit dhe “Misioni i Shkrimtarit” ese të nobelistit Elias Canetti, janë përkrahur për botim nga Komuna e Prishtinës. Ndërsa, veprat “Lexuesit e kartëmortaleve” e Binak Kelmendit dhe “Mëkati i buzëqeshjes” e Sali Bashotës janë përkrahur nga Komuna e Fushë Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme