10 Shtator, 2024 - 7:00 pm
Shkrimtari Fahredin Shehu, në vazhdën e punës së tij kreative dhe hulumtuese shkencore mbi tridhjetë vjeçare, boton librin më të ri me titull “ANI!”.
Libri paraqet filozofinë kreative, estetikën dhe semantikën e punës së tij në një periudhë të gjatë krijuese duke paraqitur Artin, Epistemologjinë, Filozofinë, Publicistikën etj. në një trajtë tërësisht leht të absorbueshme për lexuesin.
‘ANI!’ në prozë me ekscitime poetike, shtrihet nëpër kohë dhe hapësirë të një gjeografie globale ku asgjë njerëzore nuk është e huaj. I konceptuar që të ndriçoj aspekte të panjohura për lexuesin tonë, “ANI!” është një dritare e hapur që shfaq Nadirin dhe Horozontin e gjerë të kërkimit shpirtëror, epistemologjik dhe qenësor njerëzor.
Libri është botim special i Fondit për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi dhe përmban një rezyme të krijimtarisë më se 30 vjeçare të Fahredin Shehut./rtk/ KultPlus.com