Botohet në Serbi një libër me tregime të shkurtra nga Ismail Kadare

30 Gusht, 2017 - 10:52 am

Shtëpia botuese nga Serbia, Samizdat B92 ka sjellë këtyre ditëve në serbisht një libër me tregime të shkurtra të Kadaresë.

“Razgovor O Brilijantima Jednog Decembarskog Popodneva” është përmbledhje e tregimeve të shkrimtarit shqiptar në periudha të ndryshme të krijimtarisë së tij, me fillim moshën 17 vjeçare kur edhe nisi të shkruante ai.

Përmbledhja përfshin tregime të cilat autori i ka shkruar deri në vitin 2008, shkruan B92 dhe përcjellë KultPlus.

Disa tregime vijnë në formën e tyre origjinale, edhe pse të botuara në shqip disa prej tyre janë ndryshuar për tu përshtatur regjimit shqiptar në kohën kur shkruante Kadare.

Libri është përkthyer nga Shkëlzen Maliqi ndërsa ka 156 faqe. / KultPlus.com

Të ngjajshme