1 Shkurt, 2025 - 1:34 pm
Së fundmi, u botua në gjuhën spanjolle, libri i ri i autores shqiptare Angela Kosta, “Nostalgia del Infinito”.
“Nostalgia del Infinito” është një vepër poetike intensive e cila na fton të hyjmë në shpirtin e autores, duke trajtuar tema universale si: dashuria, holokausti, figura e gruas, natyra dhe dashuria për tokën.
Poezitë e përzgjedhura në librin “Nostalgia del Infinito”, shqyrtojnë marrëdhënien midis njeriut dhe mjedisit që e rrethon, si dhe emocionet që lindin nga përvojat personale dhe kolektive.
Përkthyer nga poetesha e njohur venezueliane Mariela Cordero dhe kopertinën e realizuar nga piktorja e njohur italiane Catia Pugliese, ky libër bart një zë të fuqishëm dhe autentik që kalon nëpër realitete të ndryshme shoqërore dhe të përditshme.
Secila poezi, i fton lexuesit të reflektojnë mbi jetën, dhimbjen, por gjithashtu edhe mbi bukurinë e ekzistencës. Autorja merr përsipër të përcjellë momentet historike të ligjeve të racave, sa të dhimbshme, po aq edhe të tmerrshme, duke nderuar dhe respektuar gjithashtu rezistencën njerëzore dhe duke treguar një respekt të thellë për ngjarjet historike dhe vlerat universale.
Me një shkrim që prek zemrën, `Nostalgia del Infinito’, paraqitet si një lexueshmëri që jo vetëm emocionon, por gjithashtu edhe nxit në një reflektim të thellë mbi gjendjen njerëzore dhe lidhjen tonë me botën që na rrethon.
Angela Kosta ka lindur në Elbasan dhe jeton në Itali që nga viti 1995. Ajo është akademike, gazetare, përkthyese, eseiste, kritike letrare, botuese dhe promovuese. Deri tani ka botuar 25 libra: romane, poezi dhe përralla në: shqip, italisht, anglisht, frengjisht, arabisht, koreanisht, spanjisht dhe turqisht. Është autore e 5 antologjive të publikuara në: Kosovë, Itali, SHBA dhe Turqi./rtk/ KultPlus.com