6 Mars, 2021 - 12:12 pm
Është botuar libri më i ri i Flamur Malokut ‘Gjama e Murgut’, në të cilin flitet për dashurinë e parealizuar që shndërrohet në gjamën e murgut të vetmuar, shkruan KultPlus.
Poema për të cilën janë dashur pesë vite deri në përfundimin e saj është botuar nga Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare ‘Pjetër Budi’.
Kjo është bërë e ditur nga vetë autori i këtij libri nëpërmjet një postimi në Facebook.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
Miq te dashur,
Sonte e pranova nje lajm shume te mire. Lajmi me erdhi nga Tirana dhe me gezoi pa mase.
Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjeter Budi”, me drejtues Behar Gjoken, me lexuesen e pare, Ledia Dushin, me njoftoi se perseri ma paska botuar librin e radhes e me te riun, me titull: “Gjâma e murgut”./ KultPlus.com