Botohet ‘Shtegu i të verbërve’ i autorit Ndue Ukaj

11 Nëntor, 2024 - 8:31 pm

Shtëpia Botuese “Onufri boton librin me tregime të shkrimtarit Ndue Ukaj, “Shtegu i të verbërve” “Shtegu i të verbërve” është libri më i ri i Ndue Ukajt, i tij i dytë me tregime, pas vëllimit “Mbretëria e ëndrrave”, të botuar nga e njëjta shtëpi botuese, në vitin 2021.

Ukaj është autor i disa vëllimeve me poezi, i romanit “Dritarja e Marin Shkrelit” (2023) dhe i librave me ese e studime letrare. Krijimet e tij letrare janë vlerësuar me çmime të ndryshme, janë përkthyer, botuar e prezantuar në disa gjuhë të huaja. Libri “Shtegu i të verbërve” përbëhet nga pesëmbëdhjetë tregime. Ukaj në njoftimin në Facebook ndër të tjera shkruan: “Njeriu mëson, kur kërkon shtegdalje”, thotë Franz Kafka, e ky libër me tregime, duke trajtuar disa tema ekzistenciale të kohës sime e kohës sonë, besoj fort se i ndihmon lexuesit, që të mos kërkojnë shtegdalje symbyllur, por të kërkojnë shtegdalje syhapur, mbi të gjitha, të shikojnë botën me sytë e artit, sepse, ky shikim është shumë i kthjellët!”

Ky libër i Ukaj do të promovohet në kuadër të Panarit të Librit në Tiranë, te stenda e Shtëpisë Botuese “Onufri”, me datën 16 nëntor, ora 13:00.

Të ngjajshme