9 Shkurt, 2021 - 7:58 pm
“Nuk besoj se do të vijë dita që s’do të të dua më. Sa më pak jetë më mbetet, aq më shumë të dua, a thua se të gjitha hapësirat e zbrazëta brenda meje po mbushen me dashuri.” – fragment, “Pusulla dashurie”, Cecelia Ahern.
Ata që e kanë pëlqyer romanin “P.S. Të dua”, kanë pritur me vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, “Pusulla dashurie” është në duart e tyre.
Kanë kaluar shtatë vjetësh që nga humbja e bashkëshortit dhe ajo ka gjetur më së fundi pakëz qetësi. Tani që ka një punë të re dhe një njeri i veçantë është bërë pjesë e jetës së saj, është plotësisht e vendosur që ta hedhë të shkuarën pas krahëve dhe të shohë përpara, vetëm përpara. Por teksa zbulon që historia e letrave të Xherrit ka frymëzuar lindjen e një shoqërie të çuditshme, të quajtur pikërisht “P.S. Të dua”, kujtimi i çasteve më të dëshpëruara kanoset ta përfshijë sërish në kthetrat e trishtimit.
“Një histori e mrekullueshme, mallëngjyese dhe e mbushur me shpresë, që me siguri do t’i përlotë lexuesit, por do t’u ngrohë dhe zemrat,” e përshkruan Irish Independent librin. “Prekës, plot humor…një libër që i thotë po jetës. Ahern shkruan me sinqeritet dhe empati,” shkruan Irish Times, transmeton KultPlus.
Cecelia Ahern është diplomuar për Gazetari dhe Komunikim. Në 2004, në moshën 21-vjeçare shkroi romanin e saj të parë “P.S. Të dua”. Në 2019, erdhi dhe vijimi i “P.S. Të dua”, “Pusulla dashurie”. Deri më sot, librat e Cecelia-s kanë shitur më shumë se 25 milion kopje në mbarë botën dhe janë botuar në mbi 40 vende, në 30 gjuhë. / KultPlus.com