14 Prill, 2023 - 8:45 pm
Libri i Britney Spears është gati dhe pritet të publikohet në vjeshtë. Një burim i afërt me yllin e popit zbuloi për Page Six se Spears se ajo e ka përfunduar së shkruari, duke e quajtur atë një “bestseller novator” dhe duke thënë se do të “frymëzojë” shumë njerëz.
“Libri i Brittney është një histori triumfi. Ai do të mbulojë momentet e saj më të pambrojtura, fëmijërinë e saj, atë që ishte, një vajzë të vogël me ëndrra të mëdha, ndarjen e saj nga Justin Timberlake, momentin kur rruajti kokën dhe betejën e saj me familjen e saj për kujdestarinë e detyrueshme”, tha burimi.
Më pas ajo shtoi: “Është një histori mbijetese, që tregon se si gjeti rrugën e saj nga kjo jetë dhe gjeti lumturinë me bashkëshortin e saj, Sam Asghari”.
Për librin e saj, këngëtarja është bashkuar me autorin Sam Lansky, një romancier dhe gazetar i njohur që ka redaktuar biografitë e Madonna, Nicki Minaj dhe Adele.
Shtëpia botuese Simon & Schuster thuhet se është “e emocionuar” që po punon me yllin. Burimi tha: “Libri i Britney-t është jashtëzakonisht i sinqertë dhe i shkruar nga zemra. Është me të vërtetë një histori e fuqizimit të femrës, që tregon se si ajo mori kontrollin e jetës së saj”./abcnews.al/ KultPlus.com