15 Shtator, 2023 - 11:57 am
Somer Shahsta (Siri)-
(Mbi romanin “Vdekja e Anilës” të Ibrahim Kadriut, botuar në Siri.)
Romani i shkrimtarit kosovar Ibrahim Kadriu (1945) “Vdekja e Aneelës”, botuar së fundi në përkthimin e Adnan Muhamedit nga “Dar Al-Hiwar”; Flet për një minoritet shqiptar që ishin të përcjellë dhe përndjekur nga serbët. Ky është një titull i gjerë për leximin e tekstit, i cili përfshin një titull tjetër, që është sistemi i spiunazhit që autoritetet vendosin brenda partisë së pakicës shqiptare duke i sigurua asaj mjetet që i nevojiten për mashtrim, siç janë librat e ndaluar, përmes të cilave ajo fut në grackë viktimat e saj, duke e kamuflua atë me një fjalim, që duket të jetë tejet patriotik dhe revolucionar, dhe më pas duke e rekrutuar atë për të vazhduar operacionet e tij si një mërgimtar jashtë kufijve.
E thënë thjesht, dhe me një soditje të vogël të tekstit dhe projeksioneve të tij brenda shoqërive arabe, ne shohim një model mbizotërues të “intelektualit të majtë” arab në formën e tij më të qartë dhe të papërpunuar (natyrisht, ky majtizëm ka vetëm mbulesat e tij). Madje mund ta ekzagjeroja duke thënë se teksti tregon historinë e një modeli të shëmtuar që me betejat e tij të vogla ka shkatërruar kauzën e popullit të tij. Ajo që e bën atë një roman të veçantë është zbulimi tronditës i këtij modeli të ngjashëm me sëmundjen që përhapet në mjedise të shtypura. Romani e lë lexuesin të ekspozuar ndaj pyetjeve themelore, më e fundit prej të cilave është zbulimi i ashpër i thelbit të njeriut nën shtypje.
Një komplot detektiv që tregon rekrutimin e njerëzve kundër tyre dhe familjeve të tyre
Pra, romani tregon një histori që nuk është aq larg nga ne sa e pret lexuesi. Përkundrazi, mund të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë i bën represioni politik shoqërive, si i mbyt zërat autentikë duke i lidhur me llumrat dhe shpjegon në një masë të madhe mosbesimin që prek njerëzit që i nënshtrohen regjimeve policore. Gjëja që shohim tek vëllai i asaj modeleje, i cili po dëgjon fshehurazi informimin e vëllait për të, është se ai ka një armë. Oficeri serb e lejon atë të dëgjojë gërvishtjet që t’i thotë: Shih, medito, ji vigjilent; Ja pse humbasin shqiptarët, siç shpif vëllai për vëllanë.
Për sa i përket detajeve të romanit, bëhet fjalë për një të ri, i quajtur Gani Shyti, ose ky është emri i tij në fillim të romanit dhe do të ndryshojë me ndryshimin e rolit që i ka caktuar regjimi. Është përgatitur nga policia për të qenë mjet. Ai po përhapte libra të ndaluar mes studentëve dhe po i arrestonte, diçka që vazhdoi të bënte derisa ra në dashuri me një vajzë dhe e implikoi atë. Kur ishte gati të korrigjonte gabimin e tij, e vrau për të shmangur akuzën e përdhunimit dhe më pas mbajti një fjalim entuziast dhe frymëzues për të ndjerën, deri në atë pikë sa provokoi demonstruesit dhe u arrestua së bashku me te tjerët.
Në burg izolohet nga shokët dhe takohet me kreun e sektorit të sigurimit, pasi planifikojnë që të zhduket dhe të shkojë në një qytet tjetër, me qëllimin që më vonë të shfaqet si një aktivist i dëbuar. Megjithatë, ajo që ndodh është se një letër anonime që tregon se çfarë ka ndodhur me vajzën, me Anilën, ndryshon planet e shërbimit të sigurimit, i cili vazhdon të investojë tek Gani Shytin duke bërë ndryshime në pamjen e tij, duke i vendosur një emër me dokumentacion të ri dhe duke e dërguar atë. në Gjermani, për të kryer atentatin mbi një aktivist të kauzës kombëtare . Kjo është pjesa bazë e komplotit dhe ne lexojmë në dimensionet e saj aftësinë e regjimit për të prodhuar kundërshtarët e tij. Diçka që të kujton – ndonëse rastësisht – distopinë e famshme të George Orwell “1984”, pasi kundërshtimi i regjimit duket i kotë, sepse vetë regjimi është ai që krijon kundërshtarët e tij.
Një imitim i një modeli të shëmtuar që shkatërroi kauzën e popullit të tij me betejat e tij të vogla
Deri më tani, ana negative e historisë po shfaqet. Nga ana tjetër, Kadriu tregon ndryshimin e papritur që ndodhi në vetë Gani Shytin dhe emri i tij u bë Genc Plepi. Pasi mbërriti në Gjermani dhe takoi shqiptarët; ndërgjegjja filloi ta brente derisa i hynë dyshimet për realitetin e rolit të tij. Dashuria që e vrau, Anela, është kthyer për ta torturuar dhe për t’i goditur ashpër ndërgjegjen. Përveç pyetjeve të tij për të ardhmen e tij, për nevojën e tij për të mësuar, për të hyrë në kolegj dhe për të marrë një diplomë universitare. Diçka bëhet e vështirë sapo punëdhënësit e lajmërojnë për faktin se Ganiu tani më është dikush tjetër, dikush që ka vdekur dhe një refugjat afgan është varrosur në emër të tij, dikush reputacioni i të cilit në qytetin e tij është përkeqësuar dhe për të cilin nuk ka më mundësi kthimi.
Në këtë hapësirë pa emër, Ganiu fillon të përjetojë mërgimin që regjimi i ka krijuar. Këtu, Kadriu bën një depërtim në rrëfimin e tij; Ganiu vendos të kthehet kundër punëdhënësve të tij. Ai kishte lexuar disa nga librat e ndaluar që i kishin dhënë; Librat e ndryshuan, dhe shqiptarët që e takuan me dashamirësi dhe miqësi si një shqiptarë i pa krah dhe i vetmuar në Gjermani duke kuptua se edhe banesa të cilën e kishte marrë me qera ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Kjo e bën Ganiun që ta vendos revolen në tavolinë para patriotit në mërgim duke kërkua prej tij ta vriste atë. Ai aty për aty vendosi të pendohej , të ballafaqohet me të kaluarën dhe ndërtonte të ardhmen e tij ashtu sic kishte ëndërrua që në fillim para se ta rekrutonte pushteti për aksione të ndjeshme.
Romani dëshmon këtë transformim rrënjësor të personazhit, një transformim që e kthen modelin në pafajësinë e tij, sikur poshtërsia me të cilën u shfaq të ishte poshtërsia e shtypjes politike dhe poshtërsia e sistemeve që i detyrojnë njerëzit në role që bien ndesh me natyrën e tyre. . Ky është një interpretim. Ndoshta Kadriu e donte që modeli të cilin e paraqiste mund ta ketë lejuar atë të shikojë nga afër realitetin e atyre që i dëmtonte, përveç solidaritetit të treguar nga banorët e qytetit të tij, kur shtëpia e vëllait të tij u dogj, pa qenë në gjendje të komunikonte me vëllain e tij nën identitetin e tij të ri.
Romani, me komplotin e tij detektiv që tregon rekrutimin e njerëzve kundër tyre dhe familjeve të tyre, ka një dimension emocional që e kthen historinë në momentin përfundimtar. Duket sikur përpjekja më e madhe e romanit është të na thërrasë të jemi ose të kthehemi tek qenia njerëzore. Është diçka për të cilën lexuesi bëhet i sigurt, teksa vëzhgon dhe ndjen ndryshimet e personalitetit në fazat e fundit të tij. Rritja e ndjeshmërisë ndaj asaj që sheh, asaj që dëgjon dhe asaj që po ndodh rreth tij. Është sikur ka hyrë në një fazë letrare që e shtyn të bëhet një person i ri, ose të heqë dorë nga një pjesë e jetës së tij, për t’u rikthyer në të qenit i lirë. Ky është një transformim që i përket tërësisht krijimtarisë letrare dhe është e vështirë të shihet në realitet. Ato janë shpresat e letërsisë, jo rezultatet e jetës.
(Gazeta: “al-Arabi al- Jadid”, 12 shtator 2023) – përktheu nga arabishtja Ejup Ramadani. / KultPlus.com