25 Shtator, 2019 - 10:30 am
Dhjetë mendime mbi shëndetin dhe mjekun!
“Mos pini asgjë pa e shikuar, mos firmosni asgjë pa e lexuar.” – Thënie spanjolle
“Shëndeti është i
domosdoshëm, pas moralit.”
– Tomas Xheferson
“Me sa duket, dy nga
problemet më shqetësuese të kohës janë: si të shpëtohet gjysma e popullësisë
nga pasojat e urisë dhe gjysma tjetër nga pasojat e mbipeshës.”
– Thom J.A
Në shoqëritë
kapitaliste, shëndeti është aftësia për të fituar, ndër grekët e vjetër ishte
aftësia për t’u gëzuar, ndërsa në mesjetë ishte aftësia për të besuar.”
– Ermes Bloch
“Simptomat nuk janë
asgjë tjetër veçse britmat e organeve që vuajnë.”
– Jean Martin Charcot
Nëse jepen shumë
sygjerime për shërimin e një sëmundjeje, do të thotë që ajo është e
pashërueshme.”
– Anton Chekhov
“I maturi në të ngrënë
është mjek i vetëvetes.”
– Thënie latine
“Mjeku i ri fillon
jetën profesionale me 20 barna për çdo sëmundje. Mjeku i vjetër e përfundon atë
me një bar për 20 sëmundje.”
– Qilliam Osler
“Cilësia e parë e një
mjeku është shpresa.”
– James Little
Në momentin kur doktorët e gjejnë kurën për një sëmundje të pashërueshme, natyra e shpik një tjetër.”
– Henry Cecil
/ KultPlus.com